
Specialisti i Mjekësisë Emergjente, Lulzim Hoti, ka ngritur shqetësimin pas dy rasteve tragjike të humbjes së jetës si pasojë e ngufatjes nga trupat e huaj (ushqimi) në rrugët e frymëmarrjes.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka dhënë këshilla për njohur bazike të dhënies së ndihmës së parë në këso raste
Ai ka apeluar që qytetarët të kenë së paku trajnime elementare për mbështetjen bazike të jetës (BLS), pasi veprimi i shpejtë në minutat e para mund të jetë vendimtar për shpëtimin e jetës.