Dy rusë prangosen në kufirin Kosovë-Serbi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dy rusë prangosen në kufirin Kosovë-Serbi

10:30 | 14 Janar 2020

Prangosen dy rusë, dyshohet se ilegalisht kaluan kufirin Kosovë-Serbi.

Dje në fshatin Sarpelj në Leposaviq, janë prangosur dy rusë, burrë dhe grua.

Policia e Kosovës njofton se ata janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi raporton Koha.

Bëhet e ditur gjithashtu se policia kufitare i ndaloi derisa po udhëtonin në një rrugë ilegale që shfrytëzohet nga kon’trabandistët.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Komento: