Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca plenare.
Deputetët do të mblidhen të mërkurën për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërsa të enjten do të mbahet seanca e re plenare, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit të hënën.