Dy seanca plenare mban nesër Kuvendi

17:14 | 20 Korrik 2022

Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca plenare

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për dy seanca plenare. Njëra do të fillojë në orën 10:00, ndërsa tjetra pritet të nisë nga ora 11:00, shkruan Express.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka publikuar edhe pikat e rendit të ditës për dy seancat.

Pikat e rendit të seancës së parë janë:

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Ndërsa pikat e rendit për seancën e dytë janë:

Deklarimet jashtë rendit të ditës

Pyetjet parlamentare

Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme

Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin

Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Komento: