Dy serbët u prangosën për spiunazh në Kosovë, ja ҫfarë ndodhi tani me ta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dy serbët u prangosën për spiunazh në Kosovë, ja ҫfarë ndodhi tani me ta

19:21 | 12 Korrik 2019

Dy serbë janë prangosur për spiunazh në Kosovë.

Mediat në gjuhën serbe bëjnë të ditur se dy serbët e prangosur ditë më parë në pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Serbisë te Dheu i Bardhë, me dyshimin për aktivitet spiunazhi, janë liruar.

RTK2 rikujton se Trajan Trajkoviq dhe Boban Dajiq janë liruar sot.

Prokuroria në Gjilan tha se dy serbët e prangosur u kapën me dokumente për zyrtarë serbë me pozita nëpër komuna, që do t’ia dorëzonin Beogradit.

Reagimi në lidhje me këtë nga Beogradi ishte i ashpër, i cili e dënoi ashpër veprimin e Policisë së Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!