Dy serbë janë prangosur për spiunazh në Kosovë.
Mediat në gjuhën serbe bëjnë të ditur se dy serbët e prangosur ditë më parë në pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Serbisë te Dheu i Bardhë, me dyshimin për aktivitet spiunazhi, janë liruar.
RTK2 rikujton se Trajan Trajkoviq dhe Boban Dajiq janë liruar sot.
Prokuroria në Gjilan tha se dy serbët e prangosur u kapën me dokumente për zyrtarë serbë me pozita nëpër komuna, që do t’ia dorëzonin Beogradit.
Reagimi në lidhje me këtë nga Beogradi ishte i ashpër, i cili e dënoi ashpër veprimin e Policisë së Kosovës.