Dy shpërthime me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve”, policia jep detajet e fundit

22:25 | 07 December 2022

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i tha Gazetës Express se sulmet kanë ndodhur në dy lokacione të ndara.

Hoti tha se s’ka të lënduar e as dëme materiale.

“Ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndara. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti.

Komento: