Dy shtetas të huaj ndalohen në Zubin-Potok për hyrje ilegale në Kosovë

11:05 | 24 Maj 2026
dy-shtetas-te-huaj-ndalohen-ne-zubin-potok-per-hyrje-ilegale-ne-kosove

Policia e Kosovës dje ka ndaluar dy persona të dyshuar në fshatin Izvorë të Zubin-Potokut, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit policor, të ndaluarit janë një femër dhe një mashkull, shtetas të huaj.

Pas procedurave ligjore, të dyshuarit janë dënuar me gjobë nga Gjykata për Kundërvajtje dhe më pas janë liruar.

Komento: