Dy shtete të tjera ia ndalojnë hapësirën ajrore Rusisë

17:28 | 27 February 2022

Rusisë po i shtohen sanksionet.

Spanja e ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse, së bashku me të paktën shtetet tjeras evropiane, raporton The Guardian, përcjell Express.

Në një postim në Twitter të dielën pasdite, Ministria spanjolle e Transportit tha: “Spanja do të vazhdojë ta mbyllë hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse. Në përputhje me direktivat e bashkëpunimit të rënë dakord nga BE-ja, kjo masë do t’i prekë fluturimet e operuara nga linjat ajrore ruse që përdorin hapësirën ajrore spanjolle.”

Po kështu, Portugalia njoftoi masa të ngjashme. Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme e Portugalisë tha: “Portugalia do ta mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse. Ne e morëm këtë masë në bashkëpunim me partnerët tanë evropianë dhe në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Komento: