Dy skenarë, një kampion: FSHF përgatit festën për fituesin e Superiores

18:04 | 29 Maj 2023

Ditën e sotme, në orën 16:00 do të luhen 5 përballjet e fundit të Kategorisë Superiore.

E gjithë vëmendja është te Tirana dhe Partizani, ku njëri prej ekipeve të kryeqytetit do të ngrejë sot në qiell trofeun e këtij sezoni fantastik në Superiore, shkruan abcnews.

Të kuqtë presin sot në shtëpi durrsakët e Teutës, ndërsa Tirana mike në “Niko Dovana” kundër Erezenit.

Kuptohet që ndeshjet janë në distancë me njëra tjetrën dhe kështu, në këto kushte FSHF-ja ka vendosur të përgatitet për të dy skenarët e mundshëm duke bërë gati dy palë medalje dhe dy trofe.

Njëra palë do të qëndrojë në kryeqytet, ndërsa pala tjetër do të shkojë në Durrës, por në fërshëllimën e fundit, një trofe do të ngrihet në qiell për të kurorëzuar kampionin e këtij sezoni në Superiore.

Komento: