Dy skuadra të mëdha i vihen pas Aubameyang-it

23:16 | 28 Janar 2022

Aubameyang nuk është i dëshiruar te Arsenal.

Barcelona dhe Juventus, sipas The Athletic, kanë paraqitur oferta zyrtare për të marrë Pierre-Emerick Aubameyang në huazim nga Arsenali,përcjell ORAinfo.

Sulmuesi ndërkombëtar i Gabonit është lënë jashtë në Emirates Stadium pas një shkeljeje të disiplinës së klubit dhe kishte parë një kalim në Arabinë Saudite para se skuadrat kryesore nga La Liga dhe Serie A të rritnin interesin e tyre për një golashënues të provuar./ORAinfo/

Komento: