Dy skuadrat shumë të njohura po e duan yllin e skuadrës së Barcelonës.
Barcelona pritet të humb një nga yjet e sulmit gjatë merkatos së verës.
Everton dhe Ëest Ham United janë dy skuadrat e Premierligës që janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës, Martin Braithwaite.
Braithëaite kaloi te Barcelona në një ‘transfer befases’, gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, lojtari tashmë është në listën e dëshirave të Everton e West Ham.
Danezi nuk ka arritur të bëjë mrekullinë për të fituar një pozitë startuese te katalanët, kështu që mund të jetë i hapur për transferim.
Nuk dihet akoma se sa do të kërkojë Barcelona për kartonin e lojtarit dhe sa skuadrat angleze do të ofrojnë për të.