Dy skuadrat më të mëdha turke në duel për Muriqin

14:58 | 29 June 2019

Vedat Muriqi është futbollisti më i ëkrkuar nga dy skuadrat më të mëdha turke.

Edhe pse ka disa ditë që raportohet se Galatasaray është pranë mbylljes së marrëveshjes me Rizespor për transferimin e Muriqit, në skenë ka dalë sërish Fenerbahce.

Gjiganti turk që pati një sezon jo të mirë, është gati të ofrojë para dhe shërbimet e tre lojtarëve për Rizespor, vetëm e vetëm që të transferojë Vedat Muriqin.

Mediet në Turqi raportojnë se Fenerbahce do t’ia ofrojë Rizesporit 3.5 milionë euro, dhe tre lojtarë të tjerë, përcjell lajmi.net.

25 vjeçari në sezonin e kaluar, në 34 paraqitje ka shënuar 17 gola në Superligën e Turqisë.

Komento: