Tifozët e Interit në “qiellin e shtatë”, këta dy futbollistë bëjnë testet mjekësore.
Interi i Antonio Contes nesër do të bëhet me dy lojtarë të ri në skuadër.
Kampi i skuadrës “Zi e kaltër” do të pres sot Radja Nainggolan dhe Achraf Hakimin për të bërë testet mjekësore, transmeton Indeksonline.
Hakimi është një nga transferimet e bëra në këtë merkato dhe sot do të kryej testet mjekësore para fillimit të parasezonës.
Kurse Nainggolan ishte i huazuar në Cagliari dhe pritet që të mbroj fanellën e Interit në sezonin e ri.
Conte e vlerëson futbollistin dhe beson në aftësit e belgut.