Dy super lojtarët ‘shokojnë’ Manchester United, kërkojnë largimin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dy super lojtarët ‘shokojnë’ Manchester United, kërkojnë largimin

23:47 | 22 Prill 2019

Dëshira e tyre është të luajnë në një kampionat tjetër.

Sulmuesit Romelu Lukaku e Anthony Martial pritet të largohen nga Manchester United në fund të këtij edicioni.

Sipas Daily Mail, kanë qenë lojtarët Martial dhe Lukaku ata që kanë kërkuar largimin nga klubi anglez.

Dëshira e tyre është të luajnë në një kampionat tjetër, transmeton koha.

Martial 23-vjeçar, ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Lukaku 25- deri më 2022.

Që të dy tashmë kanë marrë oferta nga ekipet në Serie A dhe La Liga, kampionate që i kanë tërhequr për të vazhduar karrierën.

Martial ka 12 gola në 36 ndeshje dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Në anën tjetër, Lukaku në 43 paraqitje ka realizuar 15 gola dhe kushton rreth 80 milionë euro.

Komento: