Dy të lënduar në një aksident në Kamenicë

09:33 | 03 Prill 2024
dy-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-kamenice

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Korentin të Kamenicës.

Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 02.04.2024 rreth orës 17:20 në fshatin Koretin komuna Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motociklet. Në aksidentin në fjalë, lëndime të rënda trupore kanë pësuar vozitësi i motoçikletës ku për shkak te lëndimeve serioze është transferuar për trajtim në QKUK Prishtinë, ndërsa pasagjeri është duke u trajtuar ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti janë duke u hetuar nga hetues policor të trafikut rajonal në Gjilan”, u shpreh Hashani.

Komento: