Dy të lënduar nga një aksident në Rrugën e Arbrit, vetura del nga rruga

18:26 | 03 Korrik 2025
Dy të lënduar nga një aksident në Rrugën e Arbrit, vetura del nga rruga

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Siç raporton A2CNN, të lënduar kanë mbetur vozitësi dhe pasagjeri, derisa të dy janë dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas të dhënave të A2CNN-it vetura e drejtuar nga E. M., rreth 32 vjeç ka dalë nga rruga, duke shkaktuar kështu dhe aksidentin.

Hetimet për shkaqet e aksidentit po vijojnë ende.

Komento: