Dy të mitur abuzojnë seksualisht me një 8 vjeçare në Shkup

19:14 | 01 May 2023
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Dy fëmijë të moshës 10 dhe 11 vjeç dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 8-vjeçare në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ata e kanë regjistruar momentin në celularët e tyre dhe më pas ua kanë dërguar miqve, por fatmirësisht videoja nuk është publikuar në rrjetet sociale.

Ky rast është denoncuar nga nëna e fëmijës së dhunuar, raporton TopChannel.

Lidhur me këtë rast janë marrë masa menjëherë dhe në komisariat është realizuar intervista me të miturit të cilët e kanë kryer veprën dhe me prindërit e vajzës së dhunuar.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti është dorëzuar në prokurori një denoncim përkatës.

“Materialet janë nën kompetencën e Prokurorisë Themelore Publike dhe Qendrës për Çështje Sociale”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.

Komento: