Dy të mitur në Istog dyshohet se zhveshën e më pas e fotografuan një të mitur tjetër

10:32 | 16 November 2022
Ilustrim

Një rast i ngacmimit është raportuar së fundi në Gurrakoc të Istogut.

Dy të mitur dyshohet se e kanë zhveshur dhe më pas fotografuar një të mitur tjetër.

Rasti është paraqitur në polici, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova theksoi se të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve social.

“Më 15 nëntor rreth orës 8:30 e kemi pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut. Ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë. Sipas deklarimeve të të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor. Rasti është inciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Rugova.

Komento: