Dy të moshuar shqiptarë i japin fund jetës, gjenden të varur në litar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dy të moshuar shqiptarë i japin fund jetës, gjenden të varur në litar

10:31 | 20 Korrik 2021

Fshatrat Rrenas në Belsh dhe Qukës Shkumbin janë tronditur nga dy ngjarje të rënda të ndodhura në orët e para të mëngjesit.

Një i moshuar është gjetur i varur në banesë nga djali i tij.

Policia njofton se nga këqyrjet paraprake 73-vjeçarit nuk i janë gjetur shenja dhune, ndërkohë që mësohet se vuante nga sëmundja e epilepsisë.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetasi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë”, njofton policia.

Po ashtu, një tjetër i moshuar është gjetur i varur në banesë. Policia njofton se 70-vjeçari jetonte i vetëm.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetasi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili jetonte i vetëm”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCH/

Komento: