Dy të prekur me koronavirus në Veri, gjendja e tyre e rëndë

23:42 | 28 Mars 2020

Dy persona në Veri të vendit kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Autoritet shëndetësore në Beograd kanë konfirmuar simptomat e COVID-19 tek një qytetar të moshës 43 vjeçare nga veriu i Mitrovicës, si dhe tek një qytetar tjetër nga Leshaku i moshës 47 vjeçare.

KosovaPress-i ka arritur të sigurojë dokumentin e lëshuar nga Instituti i shëndetit “Torllak” në Beograd, ku konfirmohet se këta dy persona kanë rezultuar pozitiv.

Mësohet poashtu se gjendja shëndetësore e këtyre dy të infektuarve është e rëndë.

Komento: