një aksident trafiku ka ndodhur në Itali, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.
Njëra nga viktimat dyshohet se është Driton Sadikaj, me origjinë nga Deçani.
Vdekjen e tij tashmë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale familjarët e të ndjerit.
Sipas mediave italiane, një kamion u përplas me një tjetër, ku për pasojë dy persona vdiqën dhe një tjetër mbeti me lëndime të rënda.
Dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç, punonjës të një kompanie ndërtimi nga Tirolit Jugor, kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në autostradën e Brenner-it, mes Bressanone dhe Chiusa.
Një person tjetër ka mbetur rëndë i plagosur dhe është nxjerrë nga automjeti që ishte shkatërruar plotësisht”, raporton Rai.
Sipas mediumit, një furgon i vogël është përplasur me një kamion të ndalur në krahun verior të rrugës, pak para orës gjashtë e gjysmë të mëngjesit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit vullnetarë të zonës, Kryqi i Bardhë me mjekun urgjent dhe policia rrugore. Për shkak të aksidentit janë krijuar kolona të gjata automjetesh.