Dy të vdekur e 16 të infektuar nga COVID-19

15:12 | 28 Mars 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për situatën pandemike në vend.

16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe dy raste të vdekjeve nga ky infeksion.

Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 597.

Komento: