Dy teleferikë nuk vihen në funksion në Brezovicë, shkak mjegulla dhe erërat e forta

10:26 | 01 Shkurt 2026
dy-teleferike-nuk-vihen-ne-funksion-ne-brezovice,-shkak-mjegulla-dhe-ererat-e-forta

Mjegulla dhe erërat e forta në Brezovicë kanë bërë që të merret vendimi për lënien jashtë funksionit të dy teleferikëve.

Sipas Brezovica.info vendimi është marrë me qëllim që të garantohet siguria e skiatorëve dhe të mbrohet infrastruktura.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në majë të pistave të skijimit, duke përfshirë mjegullën dhe erërat e forta, është marrë vendim që dy teleferikë të mos funksionojnë sot, me qëllim që të sigurohet siguria e skiatorëve dhe të mbrohet infrastruktura. Kontrolli i radhës për motin dhe sigurinë është planifikuar për orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Faqja ka bërë të ditur se teleferiku i skijimit Munika është në funksion dhe i hapur për përdorim.

Në një video të publikuar më herët nga faqja, ku shihet duke rënë borë e dendur, bëhet thirrje që skiatorët të kenë kujdes të shtuar.

Komento: