Dy tërmete të fuqishme godasin këtë shtet

10:52 | 20 June 2020

Dy tërmete godasin Greqinë gjatë mesnatës.

Dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme kanë goditur ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas raportimeve të EMSC, tërmeti i parë ka rënë rreth orës lokale 23:34 të mbrëmjes së djeshme. Ky tërmet ka qenë i magnitudës 4.4 dhe ka pasur një thellësi prej 10 km.

Ndërkohë lëkundja e dytë sizmike sipas EMSC ka goditur ishullin në orën 00:17 me orën lokale. Shkalla sizmike e këtij tërmeti ka qenë 4.5 rihter ndërsa ka pasur një ndjeshmëri të lartë.

Deri më tani në Kretë nuk janë raportuar për dëme. Kujtojmë zona gjeografike në ishullin e Kretës goditet shpesh nga tërmetet për shkak të aktivitetit të lartë sizmik.

Komento: