Dy teste pozitive për lojtarët e skuadrës së njohur

17:55 | 05 May 2020

Dy teste pozitive për COVID-19 në skuadrën e njohur.

Dy persona te Borussia Monchengladbach janë infektuar me COVID-19.

Sipas informacioneve të Bild, njëri prej tyre është futbollist, teksa tjetri besohet të jetë një fizioterapist i klubit.

Emrat e personave të testuar pozitiv nuk janë bërë të ditur, por se ata janë duke qëndruar në shtëpi, në karantinë.

Pjesa tjetër e skuadrës po vazhdon stërvitjet në kushte normale, duke u përgatitur për vazhdimin e sezonit.

Vlen të ceket se të Ëerder Bremen, i gjithë ekipi ka testuar negativ për COVID-19, për të dytën herë.

Bundesliga ka marrë dritën e gjelbër për rikthimin e sezonit, dhe e njëjta gjë mund të ndodh më 15 maj.

Komento: