Dy tifozë të Prishtinës ndalohen për 48 orë nga policia, dëmtuan veturat në Suharekë pas humbjes nga Ballkani

22:45 | 14 Shtator 2024
dy-tifoze-te-prishtines-ndalohen-per-48-ore-nga-policia,-demtuan-veturat-ne-suhareke-pas-humbjes-nga-ballkani

Dy tifozë të Prishtinës janë ndaluar nga policia për 48 orë në Suharekë, pas derbit me Ballkanin

Arsyeja e këtij ndalimi për ta është se kanë dëmtuar tri vetura, merr vesh Klankosova.tv.

Tifozët e Prishtinës kanë udhëtuar për në Suharekë, pa paralajmërim, ku sipas rregullores, ekipi nikoqir duhet të njoftohet së paku 48 orë para ndeshjes.

Pavarësisht kësaj, kryesia e Ballkanit i ka sistemuar brenda stadiumit, teksa në momentin e shënimit të golit të Karricës, ku ekipi suharekas mori epërsinë, tifozët e Prishtinës nisen hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë.

Pas këtij incidenti në stadium, Policia e Kosovës që ishte brenda stadiumit, mori vendim për t’i larguar jashtë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Ballkani, ku thanë se në të ardhmën, klubet duhet të respektojnë afatet e dërgimit të kërkesës për ardhjen e tifozëve mysafirë.

Komento: