Dy varrime në një orë/ Djali varros të atin, por jo nusen, Merushe Hazizi varroset nga fëmijët

16:23 | 13 April 2022

Sot në fshatin Vidhishtë të Roskovecit janë zhvilluar ceremonitë mortore të dy viktimave të një dite më parë.

30 vjeçarja Merushe hazizi është përcjellë nga familja e saj ndërsa është braktisur nga bashkëshorti i cili ka zgjedhur të shkojë në varrimin e babait që i vrau gruan me thikë.

Fqinjët e gruas së re shpjegojnë në mënyrën e tyre arsyet e konfliktit që çoi në dy vdekje.

Fqinja: Ajo goca ishte me tre fëmijë, la burrin që kishte nga Berati dhe u lidh me këtë nga Vidhishtja, i vjehrri nuk donte. Ky la nusen e parë me djalin 10 vjeç dhe mori këtë.

Po kjo pse u nda me tre fëmijë?

Nuk e di, ai shumë njeri i mirë, ai erdhi tre herë e kërkoi para se kjo të vinte këtu. E di që me atë u nda dhe nuk donte të vinte më te ai dhe u lidh me këtë djalin këtu. Ky ishte martuar me një nga Gorica dhe e la.

Një ditë më parë Xhevdet Hoxha kishte vrarë nusen e djalit duke e qëlluar disa herë me thikë në trup. Pas vrasjes ai shkoi në një pemë pas banesës dhe është vetëvarur.

Komento: