Dy vëllezërit kosovar humbën jetën në Shqipëri, Haradinaj ka diҫka për të thënë për ta

20:22 | 26 Nëntor 2019

Dy vëllezër nga Kosova kanë humbur jetën në Shqipëri.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se u njoftua për vdekjen e dy vëllezërve nga Gjilani nën rrënojat nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Haradinaj në Facebook u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, përfshirë edhe familjes nga Gjilani, e cila humbi dy djem nga tërmeti në Durrës, shkruan Gazeta Express.

“Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, ka shkruar Haradinaj.

Epiqendra e tërmetit që ndodhi në orën 4 të mëngjesit, kishte epiqendër Durrësin, ku u shkaktuan dëmët më të mëdha.

Nga tërmeti mbetën të vdekur 20 persona dhe qindra të tjerë janë të lënduar.

Komento: