Dy vëllezër kosovarë gjenden ende nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti në Shqipëri.
Dy qytetarë të Kosovës nga Gjilani gjenden akoma nën rrënoja afër hotelit “Lubjana” në Durrës pas tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
Ndërsa edhe shumë kosovarë të tjerë janë të lënduar nga ky tërmet, ndonëse nuk dihet numri i saktë.
Kështu ka thënë për lajmi Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Hasani ka thënë se gjendet në terren në Durrës duke e përcjellë gjendjen.
“Jam në terren në Durrës duke përcjellur gjendjen, kemi dy qytetarë nga Gjilani nënë rrënoja afër hotelit “Lubjana” në rrugën e Plazhit. Të tjera informata nuk kemi. Po ka shumë të lënduar, dhe demet janë të pallogaritshme”, ka thënë Hasani.
Ndërkohe deri me tani rreth 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë të lënduar nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë.