Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndime

21:40 | 06 Mars 2026
dy-vetura-aksidentohen-ne-autostrade,-nje-person-peson-lendime

Sonte në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku një person ka mbetur i lënduar.

“Në ora 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku”, ka thënë, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Njësia e trafikut ka dalë në vendngjarje në fshatin Komoran, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, ku dy automjete janë përfshirë në aksident”.

“Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime”.

Komento: