Dy vetura digjen në një parking në Prishtinë

09:45 | 29 Maj 2022

Dy vetura janë përfshirë nga flakët në një parking në Prishtinë.

Zjarri është lokalizuar, njofton policia me anë të raportit 24 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE /Prishtinë 28.05.2022 – 05:00. Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private, që ishin të parkuara në parking.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Veturat e përfshira nga zjarri janë konfiskuar për ekzaminim dhe hetime të mëtutjeshëm.

Komento: