Dy vetura ikin nga vendi i ngjarjes pas një aksidenti zinxhiror në Prishtinë

17:48 | 19 Prill 2021

Aksident zinxhiror në Prishtinë, dy vetura ikin nga vendi i ngjarjes.

Një aksident trafiku në mes tri veturave ka ndodhur para pak minutash mbrapa Teatrit në kryeqytet.

Lexues të Express kanë deklaruar se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërkaq dy prej tyre kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbetur vetëm njëra prej veturave të aksidentuara, ndërkaq ende nuk kanë arritur njësitet policore.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka persona të lënduar.

Komento: