Dy vite pasi u nda nga burri i saj, Adrola Dushi e lumtur në krahët e një supermashkulli

22:27 | 23 February 2019

Pavllo Zengo është i njohur si aktor për rolet e tij në “The Org” .

Rreth dy vite më parë modelja shqiptare që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrola Dushi konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Adis.

Gjatë intervistës televizive me Ermal Mamaqin, modelja tregoi se pavarësisht ndarjes me ish-partnerin e saj vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira, pasi në mes është djali i tyre, Troi.

Faktin se ata ruajnë një marrëdhënie miqësore e vërtetoi me komentin poshtë fotos së ish-burrit, ku ai kishte bërë tatuazh veten dhe të birin duke e mbajtur në krahë.

“Zot, sa e bukur!”, shkruante Adrola e impresionuar nga tatuazhi i ish-burrit të saj.

Edhe pse nuk e thanë hapur arsyen e divorcit, u fol se distanca fizike u bë shkak nisur nga fakti se Adrola u vendos në Amerikë për karrierën, ndërsa partneri vazhdonte të jetonte në Tiranë.
Por pas ndarjes, ndjekësit u bënë kureshtarë në lidhje me statusin e Adrolës tani që s’është më e martuar.
Në ndonjë deklaratë të shkurtër ajo pohonte se ishte single, pasi gjatë kësaj periudhe nuk e kishte ngacmuar asnjë mashkull.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar shpejt. Vetëm pak ditë më parë ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto shumë komprometuese që dëshmon faktin se Adrola nuk është më single. Ajo pozon e dorëzuar në krahët e një supermashkulli aktor dhe model, të quajtur Pavllo Zengo.

Të njëjtën foto, ku ajo llastohet në krahët e tij e ka postuar edhe djali zeshkan me sytë blu, i cili është një shqiptar i përfshirë në botën e aktrimit dhe modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai po ashtu ka postuar të njëjtën foto me statusin “Merre, ose lëre”, duke iu referuar Adrolës.

Nuk kanë munguar komentet e miqve, të cilët i sugjerojnë që ta marrë Adrolën pas asnjë mëdyshje, pasi, sipas tyre “është një nga vajzat më të bukura mbi tokë”.

Poshtë fotos nuk i mungojnë komentet me zemra të Adrolës, jo vetëm poshtë kësaj fotoje çift, po edhe të një tjetre që Pavllo ka postuar në “Instagram”-in e tij, në shoqërinë edhe një tjetër mikeshe.

Pavllo Zengo është i njohur si aktor për rolet e tij në “The Org” (në 2017-n) dhe CSI (Cyber) në 2015-n.

Komento: