Dy yje të Anglisë mundojnë ndaj Çekisë

14:48 | 22 Qershor 2021

Mount dhe Chilwell detyrohen të izolohen, mungojnë ndaj Çekisë

Dyshja e Anglisë, Mason Mount dhe Ben Chilwell do mungojnë në ndeshjen e radhës ndaj Republikës së Çekisë.

Talenti Billy Gilmour doli pozitiv me COVID-19, ndërsa dyshja kanë pasur kontakt pas ndeshjes Angli – Skoci.

Tani, Mount dhe Chilwell janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar dhe do mungojnë në ndeshjen e nesërme të rëndësishme kundër Çekisë.

Kujtojmë, se Anglia dhe Çekia kanë nga katër pikë të tubuara dhe nesër do mësohet kush do largohet nga grupi si lider.

Gjithashtu, Anglia ka konfirmuar se e gjithë skuadra ka dal negativ në analizat e COVID-19.

Komento: