Dy yje të hendbollit në Ferizaj i bashkohen LDK-së

16:56 | 26 Gusht 2023
dy-yje-te-hendbollit-ne-ferizaj-i-bashkohen-ldk-se

Kryetari i degës së LDK-së, në Ferizaj, Vizar Azemi, ka njoftuar për aderimin e Hamdi Salihut dhe Lulzim Shabanit në këtë parti politike.

Azemi ka thënë se dy emra eminent të hendbollit kosovar po i bashkohen LDK-së.

“Hamdiu dhe Luli në qytetin e Ferizajit, nuk kanë nevojë për prezantim, i njohim të gjithë. I njohim për emocionet, gëzimet e fitoret që na i dhuruan qytetit tonë me klubin hendbollistik, krenarin e qytetit tonë KH. Kastriotin”, shtoi ndër të tjera Azemi.

Azemi tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka dyert e hapura për të gjithë profesionistët, sportistët, artistët e aktivistët që ndryshimin e shohin përmes LDK-së.

“Ata që gjithmonë i dhanë shumë qytetit, sot kanë vendosur që përmes angazhimit në LDK, kontributin e tyre për Ferizajin dhe ferizajasit ta avancojnë edhe më tej. Përmes këtij angazhimi ata edhe një herë po e dëshmojnë përkushtimin e tyre për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve, tani në një nivel tjetër, atë politik”, përfundoi Azemi.

Komento: