Dy yjet e Barcelonës së shpejti pritet t’i bashkohen Gironës

12:38 | 10 Janar 2026

Girona po vepron me vendosmëri në afatin kalimtar dimëror, duke drejtuar synimet drejt Barcelonës.

Në këtë kontekst, drejtuesit sportiv kanë bërë përparim të rëndësishëm në një operacion ambicioz – një huazim i dyfishtë nga Barcelona që mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e ekipit në muajt në vijim.

Një nga emrat që po shkakton më shumë bujë është Marc-Andre Ter Stegen.

Portieri gjerman përballet me një situatë të papritur te Barcelona pas shfaqjes së Joan Garcias, i cili ka zënë vendin e titullarit me paraqitje shumë bindëse.

Ter Stegen, pa kohë loje dhe duke u fokusuar te Kampionati Botëror që po afron, nuk dëshiron të kalojë gjysmën e dytë të sezonit në stol.

Në moshën 33-vjeçare, portieri ka nevojë për kontinuitet për të mbajtur nivelin e tij dhe statusin ndërkombëtar. Në këtë situatë, opsioni i Gironës duket shumë tërheqës për të.

Për klubin katalanas, do të ishte një hap cilësor i qartë. Shtimi i një portieri si Ter Stegen, me përvojë, lidership dhe hierarki, do të siguronte menjëherë stabilitet në një pozicion kyç.

Emri i dytë në këtë huazim të mundshëm është Marc Bernal.

Mesfushori, i konsideruar një nga talentet më të mëdha të La Masias, ka nevojë për minuta cilësore për të vazhduar procesin e zhvillimit dhe për të bërë hapin e ardhshëm në karrierë.

Barcelona e vlerëson lart potencialin e tij, por pranon që konkurrenca në mesfushë kufizon mundësitë e tij.

Një huazim te Girona do t’i mundësonte Marc Bernal të konkurrojë në La Liga, të marrë përgjegjësi dhe të rritet në një kontekst real dhe shumë kërkues.

Arritja e tij te Girona do të sillte energji, talent dhe vizion loje në mesfushë. Një profil i ri me personalitet, i aftë të ofrojë balancë dhe dinamikë për një ekip që ka nevojë për zgjidhje nga mesfusha./Telegrafi

Komento: