Dy yjet e Liverpoolit befasojnë me veprimin e fundit

21:33 | 09 Dhjetor 2019

Dy yjet e Liverpoolit janë bërë gati për Salzburg.

Dejan Lovren dhe Georginio Ëijnaldum kanë ‘shtrënguar dhëmbët’ për të qenë në skuadrën e Liverpoolit për takimin në Ligën e Kampionëve me Red Bull Salzburg të martën.

Dyshimet ishin hedhur në lidhje me përfshirjen e dyshes në takimin e rëndësishëm evropian, pasi kroati u detyrua të zëvendësohej gjatë fitores 3-0 ndaj Bournemouth të shtunën.

Mesfushori holandez Ëijnaldum nuk luajti asnjë pjesë në atë ndeshje pasi Jurgen Klopp ndryshoi formacionin e tij edhe një herë, transmeton lajmi.

Të dy futbollistët janë megjithatë të gatshëm për detyrën pasi kanë udhëtuar me skuadrën në Austri.

Ndërsa prania e tyre është e mirëseardhur për liderët e Premierligës, Adam Lallana humbet edhe këtë sfidë pasi mungoi në stadiumi ‘Vitality’ dy ditë më parë.

Komento: