
Dy yjet e mëdha po largohen nga Paris Saint-Germain
Edinson Cavani dhe Thiago Silva mund të largohen falas nga PSG këtë verë.
ESPN raporton se dyshja e PSG-së, Edinson Cavani dhe Thiago Silva, mund të largohet nga skuadra kryeqytetase, përcjell lajmi.
Të dy këta, kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës së tyre me PSG, dhe ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tyre.
E ardhmja e Silvas është në errësirë totale, teksa Cavani ende ka shpresa për një marrëveshje të re.
Uruguaiani shumë lehtë edhe mund të rikthehet në Serie A, nëse dështon arritja e një marrëveshje të re me PSG-në.