Mourinho i sjellë falas te Tottenham dy yjet e PSG-së.
Jose Mourinho është shumë i interesuar për dy mbrojtësit e PSG, Thiago Silva dhe Thomas Munier.
PSG ka konfirmuar zyrtarisht se kontratat e tyre nuk do të zgjaten, kështu që të dy janë agjentë të lirë këtë verë.
Ka shumë skuadra që janë të interesuara për Thiago Silvan dhe Munier, por Mourinho ka folur personalisht me të dy, dhe thuhet t’i ketë bindur për t’i transferuar te Tottenham.
Mourinho beson se braziliani do të ishte një zëvendësim ideal për Vertonghen, i cili po ashtu këtë verë do të largohet nga Tottenham.
Munier ka qenë pjesë e Belgjikës në Kupën e Botës për vitin 2018, kur fituan vendin e tretë. Për Munier janë të interesuar edhe Liverpool dhe Arsenal.