Dy yjet e skuadrës së Real Madridit kanë marrë një ‘goditje’ mjaftë të madhe.
Grupet e caktuara kanë kthyer sytë nga futbollistët.
Shumë futbollistë të njohur, janë kthyer në viktima të grabitjeve nga grupet e caktuara, që po plaçkitin shtëpitë e tyre.
Paratë, bizhuteritë dhe gjërat tjera me vlerë, duken të jenë arsyet pse këto grupe i kanë shndërruar në cak shtëpitë e futbollistëve.
Së fundi, viktima të plaçkitjes kanë qenë Zinedine Zidane dhe Isco, shkruajnë mediet në Spanjë.
Kujtojmë se vetëm në muajin e fundit, më shumë se 11 grabitje në shtëpitë e futbollistëve janë realizuar.