Dy zëvendësat e Kurtit dhe katër ministra ndjekin garën e kërcimit nga Ura në Ujman- VV bën edhe ca përshkrime për liqenin

19:15 | 26 Korrik 2024
dy-zevendesat-e-kurtit-dhe-kater-ministra-ndjekin-garen-e-kercimit-nga-ura-ne-ujman-vv-ben-edhe-ca-pershkrime-per-liqenin

Sot është organizuar gara profesionale e kërcimit nga ura e liqenit Ujman, për të nderuar policët e rënë në krye të detyrës. Nga Lëvizje Vetëvendosje thanë se Ujmani është një pausri e vecantë e Kosovës, teksa shtuan se kujtimi për policët e rënë në detyrë do të jetë i përhershëm.

“Ujmani është prej pasurive tona më të veçanta, një prej pasurive më të çmueshme të Kosovës. Ujmani është liqe i bukur, ai është liqe artificial. Ashtu siç u desht dora e njeriut për krijimin e tij ashtu u desht dora e njeriut për mbrojtjen e tij, kujdesin ndaj tij. Ujmani na është lënë trashëgimi nga të parët tanë. Për të u kujdesen dhe po kujdesen më të mirët tanë, policia e Kosovës. Lavdi të gjithë policëve të rënë në krye të detyrës, kujtimi dhe nderimi do të jetë i përhershëm për ta!”, thuhet në postimin e tyre.

Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministrja Rozeta Hajdari dhe ministri Elbert Krasniqi, bashkë me deputetë e aktivistë të VV-së.

Komento: