Dybala befason të gjithë, refuzon Manchester Unitedin për këtë ekip

09:42 | 01 Gusht 2019

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala thuhet se ka refuzuar Unitedin për Interin.

Kërkesat për pagë nga Paulo Dybala thuhet se janë një pengesë për Manchester Unitedin në marrëveshjen e shkëmbimit me Romelu Lukaku, ndërsa ka raporte që Interi do të përpiqet të transferojë sulmuesin e Juventusit.

Sipas raporteve të shumta nga Calciomercato, Rai Sport dhe Tuttomercatoweb, Dybala nuk e ka ndërmend të transferohet në Old Trafford në këmbim të Lukakut.

Mediumi britanik The Sun pretendon se ai po kërkon një pagë më të lartë sesa Paul Pogba, ndërsa Sky Sport Italia raporton se argjentinasi synon të dyfishojë pagën e tij aktuale të Juve, 7.5 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Corriere dello Sport del me një sugjerim të jashtëzakonshëm në faqen e parë të gazetës duke thënë se Interi do të përfitojë nga situata dhe acarimi i Dybalas te Juventus.

Nuk është interes i ri, pasi ishte drejtori i Interit, Beppe Marotta ai që solli yllin argjentinasi te Juventusi nga Palermo.

Nerazzurrët e shohin ofertën e Juves për Lukakun si një fyerje të drejtpërdrejtë, pasi Antonio Conte e bëri të qartë që nga fillimi se belgu ishte nënshkrimi i tij i parë në zgjedhje.

Nëse Dybala do të bënte presion për Interin, atëherë Juventusi do ta ndërronte atë me Mauro Icardin e pa dëshiruar.

Komento: