Dybala dhe De Ligt mungojnë kundër Milanit, kjo është arsyeja

15:04 | 05 July 2020

Dybala dhe De Ligt do të mungojnë kundër Milanit.

Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt janë pezulluar dhe si pasojë nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë Juventusit në derbi kundër Milanit.

Juventusi udhëton drejt Milanos të martën për t’u përballur me kuqezinjtë në një ndeshje tjetër vendimtare në garën për titull në Serie A, transmeton Express.

Por këtë do ta bëjë pa dyshen titullare, Dybala dhe De Ligt, të cilët nuk do të kenë të drejtë paraqitje për shkak të kartonëve.

Dybala dhe De Ligt u ndëshkuan të dytë me kartonë të verdhë në fitoren e Juves 4:2 kundër Bolognas të shtunën.

Juventusi është lider i Serie A me 75 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Lazio.

Komento: