Dybala e bën këtë veprim në shenjë revolte, Allegri ironizon me të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dybala e bën këtë veprim në shenjë revolte, Allegri ironizon me të

13:01 | 03 Shkurt 2019

Ndeshja mes Juventusit dhe Parmas ka përfunduar me rezultat 3 me 3.

Ajo që tërhoqi vëmendje të madhe në këtë ndeshje ishte largimi i Paulo Dybala nga fusha, ende pa përfunduar ndeshja.

Allegri është pyetur për këtë gjë pas ndeshjes, por ai me shaka ka hedhur poshtë mundësitë që Dybala është i nevrikosur.

“Nuk e kam parë këtë gjë. Ndoshta ka pasur të ftohët” ka thënë Allegri në konferencën për shtyp.

Argjentinasi nuk ka arritur që këtë sezon të gjej formën më të mirë, duke shënuar vetëm dy gola.

Ai ka shtuar edhe gjashtë asistime të tjera në 19 paraqitje në Serie A këtë edicion.

Komento: