
Përkundër thashethemeve të fundit, Dybala duket se do të qëndrojë te Juventusi.
Paulo Dybala zbuloi se ai pret të rinisë negociatat me Juventusin për një kontratë të re pasi i çoi gjigantët italianë në një fitore të rehatshme të Ligës së Kampionëve të martën,përcjell ORAinfo.

Argjentinasi shënoi nga penalltia gjatë fitores 3-0 ndaj Malmo, me Alex Sandro dhe Alvaro Morata që iu bashkuan atij në listën e golave.
Është thënë javëve të fundit se negociatat mes klubit italian dhe argjentinasit kanë ngecur, por siç duket ato do të rinisin prapë./ORAinfo/