Dybala merr vendim për Interin

12:07 | 09 Korrik 2019

Mesfushori i Juventusti, Paolo Dybala ka dhënë vendimin përfundimtar rreth të ardhmes së tij.

Sipas edicionit të sotëm të Corriere Dello Sport, Paulo Dybala nuk dëshiron të shkojë në Inter këtë verë.

Në fakt, pasi kishte folur personalisht me Maurizio Sarri, ai u ndie plotësisht i përfshirë në projektin e ri të Juventusit.

Prandaj, pas përfundimit të tretë në Copa America me Argjentinën, ai është gati të kthehet në Torino.

Dybala nën drejtimin e Sarrit pritet të ketë hapësirë të mjaftueshme në formacionin e Juventusit. /ORAinfo/

Komento: