Duket se Paolo Dybala do të përfundojë te Interi.
Zërat në merkato që e lidhin argjentinasin me ekipin zikaltër sa vijnë e bëhen më kokëforte.
Shtypja e fanelave të Interit me emrin e Dybalës të cilat janë shitur në hyrje të qëndrës sportive “Apiano Gentile” ka bërë shumë përshtypje këtë të premte.
Lajmi bashkë me fotot përkatesë ka bërë xhiron e mediave italiane.
Natyrisht në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një dëshirë të tifozeve të Interit, por jo vetëm…
Ku ka zë nuk është pa gjë, thotë populli.
E në këtë rast një shkëmbim I mundshëm mes tij dhe Icardit që do të shkonte tek Juventus, nuk duket një utopi.