Dybala nuk është i dëshiruar më në Torino, Juventus po synon ta shes të ekipi i njohur

13:49 | 13 Gusht 2019

Paulo Dybala nuk është i dëshiruar më në Torino.

Gazeta italiane e sportit Tuttosprot raporton se Juventus presin që PSG të transferojë sulmuesin argjentinas Paulo Dybala gjatë kësaj vere, përcjell ORAinfo.

Ofertat e PSG-së erdhën pasi sulmuesi i njohur nuk arriti marrëveshje në javën e fundit të transferimeve në Angli me Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Tani Juventus është në pritje të një oferte serioze për ta liruar Dybalan që t’i bashkohet kampionit francez para përfundimit të afatit të transferimeve të verës. /ORAinfo/

Komento: