Dybala pritet të transferohet te rivali i Romës në Serie A

11:03 | 05 Shkurt 2023

Paulo Dybala transferohet te gjiganti Italian.

Lajm bombastik nga Italia, Dybala largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala po shkëlqen te Roma këtë sezon duke realizuar 10 gola dhe 5 asistime në 19 ndeshje të luajtura.

Dybala u largua nga Juventusi pas gjashtë sezoneve me fanellën e Biankonerëve, ndërsa në Olimpico u transferua me parametra zero.

Por argjentinasi duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Olimpico, pasiqë Milan synon transferimin e Dybalas në merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se transferimi i Dybalas është objektivi kryesorë për merkaton e verës. Rosonerët janë në krizë rezultatesh dhe në verë pritet një revolucion në San Siro.

Dybala ka kontratë me Romën deri në vitin 2025, por argjentinasi do të largohet nga Olimpico në rast se Giallorosët nuk kualifikohen në Champions League.

Për të siguruar shërbimet e Dybalas, Milan do të duhet të paguaj 30 milionë euro.

Komento: